Estetika e Hundes
Kirurgjia e hundës
Kirurgjia e hundës apo rinoplastika nganjëherë referohet si “rekonstruktimi hundës”. Ajo mundë të përmirësojë pamjen dhe proporcionin e hundës tuaj me fytyrën, ose duke asocuar problemim me frymëmarrje të hundës.
Rinoplastika
Rinoplastika eshte intervenim kirurgjik qe nenkupton krijimin e nje hunde qe eshte ne harmoni me tiparet e tjera te fytyres.Hunda e cila ndryshe quhet edhe piramida e hundes, eshte pjesa me e dale qe fuytyres dhe pos rendesise funksionale ka edhe rendesi te posaqme estetike.Nga forma, madhesia dhe deformitetet e saj varet kryesisht paraqitja estetike e fytyres.
Eshte nje operacion qe munde te kryhet nen anestezi lokale ose te pergjithshme, ne varesi te procedurave ekzakte apo preferencat e pacientit.Procedurat komplekse munde te kerkojne nje qendrim te shkurter ne spital.Procedura zgjate rreth 1-2 ore por ne disa raste munde te zgjas me shume.
Me anestezion lokal ose lokal i potencuar, hunda dhe zona eshte e mpire dhe nuk ka asnje dhimbje dhe do te jeni te zgjuar gjate operacionit ndersa anestezioni i pergjithshem i lejon pacientat te jete ne gjume gjate operacionit ne kontrolle te plote.
Intervenimi kirurgjike behet zakonisht permes nje prerje te bere brenda hundes.Ne disa raste, prerja munde te behet jashte dhe perreth bazes se hundes.Ky lloj i prerjes perdoret perdoret per te kryer pune/rreguluar majen e hundes apo per te marre nje kerce.
Kur perfundohet operacioni kirurgjike, vendoset gipsi ne pjesen e jashtme qe ndihmon ne mbajtjen e formes se re te kockave si dhe nje tamponat(vendosje te fashave ne bira te hundes) qe do te sherben per te mbajtur septumin e qendrueshem.
Ne oret e para pas operacionit vendose akull ne hundes dhe perreth saj, qe te menjanohet te ajurit e fytyres.Disa ore pas operacionit pacienti munde te shkoje ne shtepi dhe pershkruhet terapia nga mjeku.
Detamponata e hundes behet ne diten e peste pas operacionit, kurse heqja e gipsit ne diten e dhjete pas operacionit.Pacienti munde te paraqitet ne shoqeri 2-3 jave pas operacionit.Jane te domosdoshme instruksuionet per kufizimin e veprimtarise se individit pas procedures qe ipen nga stafi yne.
Rinoplastike eshte nje nga nderhyrjet me sfiduese nga te gjitha operacionet estetike pershkak se dy procedura nuk jane kurr njelloj, çdo konfiguracion i hundes kerkon planifikim individual operativ dhe rindertim kirurgjikal.Per pasoje nuk ekziston nje teknike e vetme por disa teknika te cilat kirurgu duhet ti njoh paraprakisht per shkak te variacioneve te ndryshme anatomike.
Rinoplastika konsiston ne hapa e me poshtme:
- Lehtesimin e disa problemeve te frymemarrjes
- Rimodelimi apo ndryshimi majes se hundes
- Hjeqja e dorsumit
- Ngushtimi i hundes me anen e osteotomive apo ngushtimi i birave te hundes
- Korigjimi perfundimtar I deformiteteve te vogla.
- Zvoglimi apo rritja e madhesise se hundes
- Ndryshimin e kendit midis hundes dhe buzes se siperme
- Korigjimin e nje defekti gjat lindjes apo lendimit
Indikacionet per operacion te hundes
Disa nga deformitet e hundes
- Rinokifoza, hunda ne forme te shqipojes, hunda me kurriz te ngritur(Rhinocyphosis).Shkaktohet nga nje qrregullim I zhvillimit te septumit I cili ngre larte shpinen e hundes duhet I dhene asaj formen e kurrizit.
- Rinolordosa, hunda formae te shales, hunda me kurriz te leshuar(rhinolordosis).Karakterizohet me nje thellim te kurrizit te hundes qe ne shumicen e rasteve eshte si pasoje e traumave te jashtme.Ajo munde te jete edhe si pasoje e tramuave kirurgjikale kur gjate reseksionit submukos te septumit largohet nje pjese e madhe e mbeshtjetjes se tije, pas abscesit te seuptumit etj.
- Skolioza e hundes, hunda e shtrembet (Rhinoscoliosis).Primadia e hundes munde te jete edislokuar ne njeren ose anen tjeter , e qe me shume eshte si pasoje e traumes.
- Hunda e gjate(nasus longus) paraqet lartesine ndermjet rrenjes se hundes dhe tehut te poshtem te perdes se hundes.
- Hunda e gjere(pachyrhinia)
- Hunda e ngushte(stenorhinia)
- Ne baze te madhesise se hundes:
- Hunda e mahde (macrorhinia), do te thote rritje e hundes ne teresi, si ne gjeresi ashtu edhe ne gjatesi ne krahasim me fytyren.
- Hunda e vogel(microrhinia)
- Deformitet e majes se hundes:
- Prominenca e majes se hundes(apex nasi priminens)
- Maja e hundes e kthyer larte(apex nasi excelsus)
- Maja e hundes e kthyer poshte(ptosis apices nasi)
- Maja e hundes e fryer,bulloze(apex nasi bullosus)
- Maja e hundes e ndare ne dysh, me sulkus te ceket vertikal(apex nasi bifidus)
- Maja e hundes e mprefte dhe e leshuar poshte(nasus acutus)
- Maja e hundes jo e mpreft(nasus obstusus)
Hunda Ideale
Gjatesia e hundes e cila paraqat gjatesine ne mes te rrenjes se hundes dhe majes te mashkujt duhet te jete rreth 54mm kurse te femrat 50mm.Kurse gjatesia ndermjet majes dhe pikes se pasme te kollumelles, duhet te jete te mashkujt 33mm kurse te femrat 30mm.
Nga aspekti estetik me rendesi eshte edhe forma e hundes ne profil, ku verehen dy kende, kendi nazofrontal dhe kendi nazofabial.Kendi nazofrontal krijohet nga vijat e terhequra njera dorsumin e hundes dhe tjetra pergjat vijen frontamentale dhe te hunda ideale ky kende duhet te jete deri 30 shkalle qe te jete nje kende ne profil me estetike.Kendi nazolabial, septolabial, perkufizohet ndermjet tehut inferior te septumit dhe buzes se siperme te gojes dhe te mashkujt ky kende duhet te jete 90-105 shkall, kurse te femrat 105-120 shkall.
Gjinia
Hunda e mashkullit eshte relativisht e gjere me ate femrore, si dhe eshte e mbulur me lekure te trashe ndersa hunda femerore eshte relativisht me e vogel se sa e mashkullit dhe eshte me nje kurrizi me te ngushte.
Kontraindikacionet e operacionit
Jane disa nga shkaqe te cilat munde te shtyhet operacioni, eketo jane:Semundjet hematologjike, infeksionet e rruges te frymemarrjes, postulat e lekures, shperthimet alergjike etj.
Planifikimi I korigjimit
Ne planifikimin e korigjimit te deformitetit te hundes duhet te merren ne konsiderate tiparet e fytyres .Procedurat e perdorura per analizen e deformitetteev te hundes perfshijne fotografite ne projeksione te ndryshme, instrumentet mekanike matese te perdorura direct ne fytyre dhe perdorimi I imazhit kompjuterik.
E domosdoshme te behen fotografit para dhe pas operacionit te cilat jane pjese integrale dhe rutine e kirurgjike rinoplastike.
Komplikacionet
Te ajurit(sidomos rreth syve) eshte present gjate 5 diteve te para pas operacionit.Hematoma, infeksioni, reaksioni ne anestezion.
Aspirini ose disa barna antiinflamatore munde te shkaktojn gjakederdhje te shtuar keshtu qe keto barna duhet te nderpriten para operacionit.
Qellimi i rinoplastikes
Eshte qe kirurgu plastik te reduktoj disproporcionin e hundes ne raporte me fytyren ose te krijoje perpjestime harmonike duke bere keshtu pacientin te kenaqet me operacionin.Pasi qe rinoplastike estetike eshte e perhershme duhet te pritet deri 1 vjet qe te shifen rezultatet definitive te rinoplastikes.Megjithate rezultatet e para munde te shifen pas disa javeve.