
Aparate Dëgjimi
ORL-Shendeti ka nje bashkpunim te ngushte me kompanite me te medha te prodhimit te aparateve te degjimit UNITRON dhe AUDIOSERVICE. Produktet tona janë zhvilluar duke përdorur vetëm teknologjinë më të fundit te dëgjimit dhe janë të dizejnuara për te pershtatur menyren e jeteses dhe humbjen e degjimit.
Qka ofrojme ne ?
Cilesi ne sherbimet tona nga nje staf i qertifikuar ne zvicer ne programimin e aparateve te degjimit, servisimin e tyre si dhe krijimin e aparate ne kanal.
Ne ambulancen tone ofrohen te gjitha llojet e aparate te degjimi duke filluar nga ato mbas veshit, mbas veshit me reciver ne kanal si dhe aparatet ne veshe duke mos i harruar edhe aparate komplet ne kanal.
Prodhimi i masave te veshit

Laboratori i otoprotetikes
Ne bejme masat e veshit per mbrojtje nga uji gjate kohes ne dush dhe gjate notimit, masat e veshit te aparateve mbas veshit, krijimin e aparateve ne kanal si dhe masat e veshit per aparatet RIC. Ne posedojme laboratorin tone te specializuar te otoprotetikes duke ofruar cilesi ne sherbime me standarte europiane dhe me paisje te teknologjise se fundit .
Shërbimi Teknik

Servisimi i aparateve
Me nje ekipt e kualifikuar qe eshte teresishte i familjarizuar me te gjitha probleme e lidhura me aparatet e degjimit ofrone me kujdes te gjitha riparimet e mundshme.
Sherbimi i pastrimit te aparateve te degjimit, mirembajtjen dhe pastrimet rutine te tyre.
Programimi i aparateve

programimi i aparateve
Programimi i aparateve digjitale zakonisht perfshine dy faza. Faza e pare ku perfshihet percakimi i parametrave te aparatit te degjimit duke perdorur nje “formule” ose nje procedure bazike te kompjuterizuar, zakonisht duke perdorur infromacionin nga audiogrami e cili munde te kombinohet me formulat e programimit si NAL-NL1, NAL-NL2, DSL(i/o), DSL5.0 ndersa faza e dyte perfshine rregullimin adekuat ku pershtaten karakteristikat akustike dhe auditore duke u bazuar ne preferencat e tyre individuale. Matjet Real-Ear ofrojne nje metode objektive qe sherben per vleresimin e programimit te aparatave me saktesi. Qellimi i ketyre matjeve eshte se veshet individual jane shume te ndryshem, dhe dallojne nga njeri pacient ne tjetrin dhe keto dallime kane ndikim te madhe ne te miren e aparateve qe ofrohen te individi qe i mbane ato. E vetmja menyre per te vertetuar keto ndryshime individuale behen me matjet fizike(real-ear) ne kohe reale duke kuptuar me saktesi se si tingulli i aparatit eshte i amplifikuar per veshet tuaj.
Testet e Dëgjimit
Testi i degjimit sherben per te vleresuar pragun e degjimit te pacientit, kapaciteti i diskriminimit te fjaleve dhe ventilimi ne veshine mesem. Ky test kryhet ne nje kabine te izoluar me kufje te cilat jane te lidhura ne audiometer. Audiometri eshte nje instrument qe percakton me mprehtesi degjimin tuaj dhe ajo munde te kryen audiometrine ajror, kockore dhe ate te bisedes.

Testet e degjimi
1.Audiometria Tonale: teston kapacitetin e degjimit te pacientit. Perbehet nga stimulimi i te dy vesheve me tinguj ne frekuenca te ndryshme(250, 500, 100, 200, 4000, 8000 Hz) per te percaktuar nivelin me te ulet qe veshi munde ta perceptoj apo ndegoje i cili njihet si pragu i degjimit.
2.Audiometria Foljore: Teston kapacitetin e kuptueshmerise se fjaleve, bene matjen e pragut te kuptueshmeri dhe perqindjes te fjaleve te perseritura ne menyre korrekte nga pacienti. Pacientit i kerkohet te preserise listat standarde te fjaleve me dy rrokje ne grupe me nga 20 fjale ne intensitete te ndryshme.
3.Impedanca: nje metod per vleresimin e funksionit te veshit te mesem ku vertetohet rezistenca mekanike te membranes timpanike dhe zingjirit osikular kur nje tingull eshte aplikuar ne to me intensitet me te larte se pacienti eshte ne gjendje te degjoj.
4.Timpanometria: nje metod per vleresimin e funksionit te veshit te mesem ku vertetohet kalueshmeria e tubes se eustahut, impedancen-rezistenca mekanike e pjese konduktive te veshit, reflekset e muskujve timpanik, zakonisht perdor te femijet me procese te shpeshta katarale.
5.Emisionet otoakustike:Emsionet otakustike jane tinguj qe maten ne kanalin e jashtem te degjimit dhe reflektojne levizjet e qelizave te jashtme ndijesore te koklese. Energjia e prodhuar nga motiliteti i qelizat e jashtme ndijesore sherben si amplifikues brenda ne kokle, duke kontribuar ne degjimi me te mire.
6.Pergjigja auditore: Potenciale elektrike qe formohen ne nje grup neuronesh si pergjegje ndaj stimulimit te cilat mund te regjistrohet nga elektrodat e vendosura ne siperfaqe te kokes dhe qe jane te njohura si potenciale te evokuara.
Qka janë aparatet për dëgjim?
Një aparat dëgjimi është një bateri-powered, pajisje elektronike që bën të lehtë për të dëgjuar njerëzit kur keni një humbje të dëgjimit.Një aparat dëgjimi përbëhet nga një mikrofon, një përforcues dhe një marrës.Mikrofon mbledh tingujt akustike në mjedisin tuaj dhe kthen ato në sinjale elektronike.Përforcues ne menyre selektive perforson sinjalet akustike elektronike.Marrës është “zmadhues apo autoparlant” shumë i vogël që ndryshon sinjalet elektrike qe i ktheh në tinguj dhe jep tingull në veshit.Teknologjia e degjimit qdo dite po bëhen gjithnjë më të sofistikuara.Sot aparatat e degjimit amplifikojne nje tingull te bute dhe janë në gjendje të ofrojnë përparësi të shumta mbi Aparatet e dëgjimit të cilat u prodhuan me heret.Këto përmirësime përfshijnë tipare që mbrojnë veshët tuaj për të siguruar që tingulli me zë të lartë i papritur si një derë e përplasur nuk janë shumë me zë të lartë, classifiers tingull që do të adaptohen automatikisht karakteristikat e aparatit të dëgjimit bazuar në tingujt rreth jush dhe madje edhe karakteristikat që ju lejon të flisni me valë në telefonin tuaj celular dhe të ketë zërin përforcohet për të përmbushur nevojat tuaja dëgjimit.Instrumentet e dëgjimit janë pajisje amazing pak që mund të ndryshojë botën tuaj.

Aparate Degjimi
Stili Im™
Gjej stilin dhe ngjyren qe eshte e drejte per ju.Ky udhezues interaktive ju lejon te zgjidhni nje modelte aparatit te degjimit duke selektuar ngjyre dhe pastaj ta shini si duket ajo ne nje vesh.Te jeni i sigurt te kontrolloni ate nga nje shumellojshmeri e kendeve dhe nje veshtrim me te afert.