Orari i Punës

Hëne - Shtunë | 09:00-12:00AM - 14:00-18:00PM

Thirrni tani: 00 377 (44)700-125

Mar 6

Shkaktarët e dhimbjes së veshit

Dhimbja e veshit mund të shkaktohet nga probleme të shumta, dhe disa nga ato mund të jenë të lidhura me shëndetin tuaj në përgjithësi, dhe me pjesët e tjera të trupit. Shkaqet e dhimbjes duhet të jenë të qarta, sepse shërimi nuk mund të bëhet pa e gjetur problemin e vërtetë.

Ndër shkaqet kryesore të dhimbjes së veshit, përfshihen edhe infeksionet e veshit të mesëm, infeksionet e veshit të jashtëm, cista e infektuar, Tinnitus-i ose të rrahurat në vesh, tensioni nga fluturimi ose zhytja, trauma dhe osteoarthritis-i. Shkaqe të tjera për dhimbjen e veshit mund të jenë objektet e panjohura të ndodhura në kanalet e veshit.

Por disa shkaqe nuk janë të lidhura me kanalet e veshit, por mund të jenë probleme dentale, problemet e sinusit, çrregullimet e TMJ, nevralgjia e kafkës dhe osteoarthritisi në nofulla.

- Konsultimi i mjekut: Ka lloje të ndryshme të dhimbjes së veshit, prandaj edhe trajtimet për këtë janë të ndryshme. Për shembull, për infeksionet bakteriale bëhet përdorimi i antibiotikëve të përshkruara në lidhje me dhimbjen. Për probleme të tjera serioze me veshin, hundën, dhe fytin duhet që patjetër të konsultohen mjekët ose ekspertët.

- Identifikoni problemet: Por e domosdoshme është që së pari të identifikohen problemet, në vend se të merren antibiotikë apo analgjetik për të evituar dhimbjen. Siç dihet veshi ndahet në tri regjione: në veshin e jashtëm, të mesëm, dhe të brendshëm. Këto tri pjesë punojnë së bashku për t’u kujdesur për balancën dhe dëgjimin e duhur. Për shembull veshi i jashtëm tërheq valët e zërit që janë të ndara në vibrime, dhe i kalon deri në veshin e brendshëm.

Më pas veshi i brendshëm i shndërron vibrimet në impulsa të nervave, e që më pas udhëtojnë deri në tru. Veshi i brendshëm ka një kanal më të vogël që lidhet me hundën. Ky vendkalim i vogël është i njohur si kanali i Eustachian-it, funksioni i të cilit është të barazojë presionin në mes veshit të brendshëm dhe ambientit rrethues. Infeksionet bakteriale apo virale zhvillohen dhe rriten në kanalin e Eustachian-it, në veshin e brendshëm, e që më pas kalon në një dhimbje brenda në vesh./zeri/