Orari i Punës

Hëne - Shtunë | 09:00-12:00AM - 14:00-18:00PM

Thirrni tani: +383 290 320 030

Kirurgjia e kokes dhe qafes

kirurgjia e kokes dhe qafes

Otorinolaringologjia, kirurgjia e kokes dhe qafes(veshi, fyti, hunda) ne ORL-Shendeti eshte e angazhuar per te ofruar kujdesin me te mire per te gjithe pacientet tane.Si ambulance specialistike ofrojme nje game te plote te mundesive te kujdesit mjekesor

Operacioni i bajameve ne anestezion lokal dhe te pergjithshem

Bajamet jane dy grupe te indeve te vendosura ne te dy anet e pasme te fytit.Adenoide jane ne pjesen e larte te fytit pas hundes dhe ne pjesen e siperme te gojes.
Bajamet dhe adenoided hiqen shpesh kur ato behen te zgjeruara duhet bllokur udhen e siperme ajrore duke quar ne veshtiresi ne frymemarrje.Ato hiqen edhe kur ka perseritje te infeksioneve ose kur nuk munde te trajtohet me sukses me antibiotik
Operacioni kirurgjik behet me shpesh tek femijet.
Procedura per te hequr bajamet quhet tonsillectomy – tonsillektomija dhe heqja e adenoideve adenoidectomy – adenoidektomija.Te dy proceduar kryhet shpesh ne te njejten kohe, prandaj operacioni eshte i njohur edhe si heqja e bajameve dhe adenoideve.

Procedura e animuar



Operacioni i perdes se hundes

Septoplastika eshte nje procedure kirurgjikale per korigjimin e devijimit te murit ndares nazal – perdes se hundes – nje zhvendosje e kockave dhe kercit qe ndane zgavren e hundes ne dy pjese e cila eshte e perbere nga nje skelet qendrore mbeshtetes i mbuluar ne qdo ane nga nje membrane mukoze dhe eshte e mbuluar me lekure ku ka vaskularizim te konsiderueshem te eneve te gjakut.Septumi ideal i hundes eshte pikerisht mesi i drejt i ndare ne dy pjese.Gjate septoplastikes septumi apo muri ndares nazal repozicionohet.Kjo munde te detyron kirurgun tuaj per te prere dhe per te hequr disa pjese te septumit para se te behet ripozicionimi i murit ndares.Kur planifikoni septoplastiken, kirurgu juaj konsideron simptomat tuaja – te tilla si veshtiresi ne frymemarrje apo strukturen fizike dhe tiparet e hundes tuaj.

Operacioni i sinusit maksillar

Sinuset janë zgavra ajrore të vendosura në anën e përparme të fytyrës dhe që komunikojnë me gropat e hundëve.Sinusiti është një inflamacion ose një infeksion i mukozës që mbështjell sinuset. Kjo ndodh kur një infeksion viral apo bakterial zë vend në hundë dhe mukoza fryhet nga infeksioni, çka rrezikon bllokimin e sinuseve. Atëherë “mukusi” nuk kalon normalisht nga kanalet dhe në një mjedis të mbyllur, mikrobet shumëfishohen. Pacienti ndjen një lloj presioni në fytyrë.
Ne rastet kur nuk efekt te antibiotikeve vendoset te behete operacioni i sinusit maksillar ku behete nje “dritare” ne mese te sinusit maksillar dhe hundes per te lejuar mukusin te thahet

Operacioni i polipeve te hundes

Polipet nazale jane te bute, pa dhimbje, me rritje jokancerogjene ne hunde ose sinuse.Ato jane ta varu posht si lotet ose rrushi.Rezultojne nga inflamacioni kronik per shkak te astmes, infeksioneve te perseritura, alrgjive, ndjeshmerise ndaj droges apo çrregullimeve te caktuara te imunitetit.
Polipet e vogla te hundes munde te mos shkaktojne simptoma.Rritja e madhe e tyre apo grupe te polipeve ne hunde munde te shkaktojne probleme te frymemarrjes, nje ndjenje e humbur e te nuhaturit dhe infeksioneve te shpeshta.Ato munde te prepik secilin prej jush, por me shpesh te rriturit.Medikamentet shpesh munde te tkurrin apo eliminojne polipet ne hunde mirpo operacioni eshte i domosdoshem.Ka raste kur edhe pas trajtimit te sukseshem operativ kirurgjikal poplipet ne hunde munde te rikthen perseri

Operacioni i tumoreve ne fytyre dhe qafe

Në kuptimin e përgjithshëm termi “Tumor” shpreh një fryrje apo ënjtje të një indi apo organi dhe përdoret për të emërtuar, jo vetëm patologjitë tumorale por edhe të gjitha patologjitë e tjera që shfaqen me një shenjë të tillë. Të tilla mund të jenë: Inflamacionet (tumor është njëra prej shenjave lokale të inflamacioneve), Hipertrofia dhe Hiperplazia, sidomos ato nodulare, Hiperplazia tumorale, Mbingarkesat qelizore, Amiloidoza tumorale, Keqformimet e organeve, etj. Në kuptimin më konkret, termi “Tumor” emërton një masë ose një plus ind, që krijohet nga rritja tumorale. Rritja tumorale është një rritje e veçantë, shumë e shpejtë, e pafundme, e pakoordinuar dhe biologjikisht e paorientuar, veti që e dallojnë atë nga të gjitha rritjet e tjera fiziologjike dhe patologjike.Departmenti i otorinolaringologjise, kirurgjia e kokes dhe qafes ofron nje manaxhim te plote te te dy tumoreve beninje dhe malinje te kokes dhe qafes si dhe rikonstruktimi i defekteve.