Orari i Punës

Hëne - Shtunë | 09:00-12:00AM - 14:00-18:00PM

Thirrni tani: +383 290 320 030

Dec 25

Fishekzjarrët dhe Rënja e Dëgjimit: Njihuni me faktet

Fishekzjarrët dhe Rënja e Dëgjimit: Njihuni me faktet

-Kur ne mendojmë ekspozimin potencial ndaj zhurmave të rrezikshme, shumica prej nesh mendojnë për muziken me zë të lartë, gjuejtja me armë zjarri ose ndoshta motorët reaktiv të aeroplanëve.

Por, e keni ndonjëherë parasysh fishekzjarrët që mundë të jenë një rrezik për shëndetin e familjes tuaj ?

Pavarësisht rritjes së kufizimeve ose ndalimit të përdorimit të fishekzjarrëve në shumë qytete prap se prap qytetarët e Kosoves vazhdojne të blejne mjete pirroteknike në një ritëm të shpejtë. Sipas burime mediatike ne Kosove kane hyrë në këtë vit 700 mijë kg mjete pirroteknike.

Ekspozimi ndaj zhurmës së rrezikshme është një nga shkaktarët më të zakonshëm të humbjes së dëgjimit të pakthyeshëm. Simptomet e zhurmës priren të jenë delikate në fazat e hershme të humbjes së degjimit. Humbja e degjimi ka tendencë të ndodhë së pari në tingujt e lartë (zërat e holle). Si rezultat basi ose volumi i te folurit duket të jetë i pandryshuar por qartesia e të folurit zvogëlohet. Aftesia per të komunikuar në prezencën e zhurmave përreth ambientit bëhet gjithnjë e më e veshtirë dhe mundë të shkaktoj ankth, stres dhe lodhje për individin duke u perpjekur për të kuptuar të folurit apo bisedën.

Jo të gjithë tingujt me zë të lartë do të rezultojnë në humbjen e dëgjimit. Varet nga intenziteti dhe kohëzgjatja e zhurmës, mund të ndodhë demtim i perkohshëm apo i përhershem në qelizat e veshit të brendshëm. Nje tingellim apo shushurimë në veshë, i quajtur TINITUS është një efekt anësor i perbashkët dhe mundë të bëhet i përhershëm.

Individëd të cilët gjenden rastësishtë në prezencen e tingujve me zë të lartë, mbrojtjet e veshit(mbyllëset e veshëve) apo earplugs janë të mjaftueshëm në raste e tilla si mbrojtje efikase.

Ekspozimi i zgjatur ndaj tingujve që kalojnë mbi 80 dB mundë të rezultojnë në humbje të përhershme të dëgjimit. Sa më e fortë të jetë zhurma aq më pak kohë i duhet një individi i cili mundë të ekspozohet para dëmtimit të përhershëm të dëgjimit. Për shembull, një person mund të jetë i ekspozuar në 85dB për rreth tetë orë para se të ekzistonë një rrezik i madhë i humbjes së përhershme të degjimit. Per qdo 3dB rritje në intenzitetin e tingullit është e barabart me dyfishin e rrezikut të dëmtimit të dëgjimit. Kështu një zë i 88dB është i sigurtë për vetëm 4 orë pa mbrojtje të degjimit dhe një zhurmë i 100db është i sigurt për vetëm 15 min! Duke marrë parasysh këtë, mjetet pirroteknike kanë tejkalur 120dB për më shumë se 150 metra largesi. Tingujt që kalojnë këto nivele përbëjnë një rrezik të menjëhershëm të dëmtimi të përhershem të dëgjimit. Mjetet pirroteknike apo fishekzjarret janë shqetësim serioz për këtë qeshtje. Në një distance prej 0.5 metra fishekzjarret kanë regjistruar një shpërthim më të madh se 170 db !

Humbja e dëgjimit e shkaktuar nga zhurmat është e parandalueshme. Fishekzjarrët përbejne një rrezik të madhe dhe te menjehershem per shëndetin e dëgjimit të familjes suaj. Pavarsishte faktit, inkuroj që secili të delë jashtë dhe të gëzohet me fishekzjarret e tyre mirbo gjithmonë në mënyrë të sigurtë.

EarPlugs apo mbrojtëset e veshit janë alternativë e mirë dhe e lirë për tu mbrojtur nga humbja e dëgjimit e përhershme. Nëse ju perjetoni një ndjenjë të mbyllyr të dëgjimit tuaj pas ekspozimit të zhurmës me zë të lartë ose veshët tuaj kane një shushurimë apo tingëllimë, ju duhet të përpiqeni të pushoni dhe duke shmangur zhurmën së paku 24 orë. Nëse simpomat vazhdojnë pas disa ditëve atëhere ju duhet të drejtoheni tek specialisti i orl-së dhe të bëni një kontrollë në lidhje me gjendjen tuaj të dëgjimit.