Orari i Punës

Hëne - Shtunë | 09:00-12:00AM - 14:00-18:00PM

Thirrni tani: +383 290 320 030

Mar 3

Anestezioni lokal

Anestezioni lokal

Eshte pandjeshmeri e perkohshme per dhimbje ( analgjezi) e shkaktuar me substanca kimike. Per dallim prej anestezionit te pergjithshem ku pacienti eshte ne gjume, anestezioni lokal nuk ka efekt ne vigjilence dhe vetedije. Analgjezioni arrihet duke injektuar sasi te vogla te substancave kimike qe veprojne ne strukturat nervore dhe pengojne transmetimin e stimujve te dhimbjes. Gjate kesaj kohe ndjeshmeria e prekjes dhe shtypjes pjeserisht mbetet e ruajtur, ashtu qe pacienti gjate operacionit ndien “ qe diqka po ndodh” edhe pse nuk ndien dhimbje. Kjo ndjesi disa pacientë mund te i frikeson dhe mendojne se “anestezioni nuk ka vepruar” dhe se procedura do te jete e dhimbshme.

Arsye per frike nuk ka sepse ndjeshmeria per prekje dhe shtypje gjate operimit shte dukuri normale dhe nuk shkakton pa rehati te rendesishme.

Analgosedacioni

Në ordinancen tone shumica e operacioneve kryhen me analgosedacion.

Para ardhjes ne ordinance pacienti se paku 6 ore me heret nuk duhet te merre ushqim as lengje nepermjet gojes.

Qfare eshte analgosedacioni?

Eshte nje gjendje ne te cilen pacienti nuk ndien frike dhe nuk ka dhimbje, kurse arrihet duke perdorur agjente farmakololigjike.

Pse analgosedacioni?

Sepse ka paciente te cilet kane frike me shume ose me pake nga nderhyrjet kirurgjike, ndersa shfaqin edhe sulme paniku. Gjithashtu pacientet te cilet kane ndonje semundje te lehte kronike, ata kerkojne prezencen e anestezilogut dhe pjesemarrje aktive te barnave.

Si arrihet analgosedacioni?

Pasi anesteziologu te njoftohet me pacientin dhe meson arsyet pse ai ka nevoje per analgosedacion , fillon me procedurat e meposhtme:

Arrihet rruga venoze ne njeren nga venat e dores, plasohet kanjula plastike-gjilpera dhe kjo eshte e vetmja qe disa paciente ndjejne dhimbje kurse per disa eshte pa dhimbje.

Nepermjet rruges venoze ipet nje sedativ i cili e relakson pacientin mentalisht, e ben ate me te forte dhe te painteresuar. Ne varesi inga doza pacienti Mundet  edhe te fleje nese eshte e nevojshme. Gjate tere kohes anesteziologu percjell funksionet vitale te pacientit punen e zemres dhe frymemarrjen).

nga dr.Sami Spahiu – anesteziolog